Brendi Françez GIFFARD tani më është në portfolin tonë

Një nga prodhuesit më të dallueshëm me kualitet të lartë të shurupeve dhe likerëve në botë, brendi Françez GIFFARD është risia e fundit në portfolin tonë.

GIFFARD është kompani familjare që  prodhon likerë dhe shurupe për 130 vite, e bërë nga bimët dhe frutet shtëpiake. Ajo që e dallon GIFFARD prej prodhuesve të tjerë të këtij  lloji  të pijeve është angazhimi i veçantë ndaj bujqësisë organike dhe kultivimi i  fruteve dhe bimëve në tokat më të mira Françeze.

E vërteta  e produkteve të tyre është në kultivimin dhe prodhimin  individual të panxhar sheqerit Françez nga i cili merret sheqeri, si një nga përbërësit kryesorë të produkteve të tyre që eksportohen në më shumë se 90 vende të botës.

Portfoli i tyre numëron 54 lloje të likerëve, 80 lloje shurupi dhe salca  të pemëve, dhe prej tash tek ne do të jenë të disponueshme 18 shurupe dhe 13 likerë të cilët mund të konsumohen në segmentin Horeka ose të blihen online prej webfaqes sonë.

 

I zgjodhëm shijet e GIFFARD ndër më të njohurat që gjejnë përdorim në pergadtitjen e më shumë pijeve alkoholike dhe jo-alkoholike. Përzgjedhjen e bëmë duke analizuar tregun tonë dhe mundësitë pët  t`iu përgjigjur edhe shijeve më dalluese të konsumatorëve.

Përveç produkteve  për të cilat janë të njohur, në portfolin e tyre ka edhe tekila. EL VEJITO është tekila Meksikane, e prodhuar në afërsi të Gvadalahara, e krijuar nga Agava blu(e kaltërt).

Portofolin tonë do ta pasurojmë me EL VIEJITO dhe EL VIEJITO Gold, e bardhë dhe e verdhë  e arit, të cilën adhuruesit e tekilës mund ti porosisin prej webfaqes tonë.