Shije të vetme dimërore prej portfolios Giffard, liker dhe pirea të reja

Portfolion tonë do ta pasurojmë me likerët premium të rinj, sirupe dimërore dhe pirea frutash prej brendit françez Giffard.Bëhet fjalë për shije të zgjedhura të cilat konsumatorëve  do t`u ofrojnë kënaqësi të vërtetë në kombinimet e reja të pijeve.

Deri tani portfolio e ynë e produkteve të Giffard numëronte 18 likerë dhe 13 sirupe, po prej tash në ofertë janë edhe premium likerët: ananasi karibien dhe borziloku i egër, likerët:kajsi dhe manaferra e zezë, sirupet prej: Banane, mollë e gjelbërt, mentë, manaferra, bubble gum,cookie çokollade, kanellë dhe speculoos.

 

 

Përveç  shijeve të posaçme të likerit, për herë të parë, potfolion e përmbushim edhe me kategorin e pirea frutesh.Diferenca e vetme mes sirupeve dhe pireas është në atë se pireat kanë përçindje më të madhe frutash, japin shije më intensive dhe teksturë më të pasur.Mund të  jenë  zavendësim i pemëve dhe kryesisht janë përbërësi kryesorë i pijes.Shijet  të cilat do të jenë  të disponueshme  te ne janë mango, pjeshkë dhe luleshtrydhe.

 

Përndryshe Giffardi françez së fundmi i pranishëm  në tregun tonë dhe  i vetëm si pjesë e portfolios tonë.Giffard është kompani familjare e cila tash më 130 vite prodhon likerë dhe sirupe, të bëra nga  fruta dhe barishte të kultivuara vet.Ajo që e dallon Giffard prej prodhuesve të këtij lloji të pijeve është dedikimi ndaj bujqësisë organike dhe rritja e frutave dhe bimëve në tokat më të mira françeze.

Vërtetësia e produkteve të tyre qëndron në vet kultivimin dhe prodhimin e panxhar sheqerit françez nga i cili merret sheqeri, si një nga përbërësit kryesorë të produkteve të tyre që eksportohen në më shumë se 90 shtete në gjithë botën.

Të gjitha  prodhimet e brendit mund të porositen on-line në webfaqen tonë –  https://www.gemak.mk/shop/alkohol/likeri/