Gemak është një kompani e cila për 3 dekada ka qenë lider në tregun e importit dhe distribuimit dhe gjithashtu është partner strategjik i disa prej markave më të shitura botërore të pijeve alkoolike dhe jo-alkoolike, duhanit, kafesë, ushqimit dhe produkteve joushqimore.
Rrjeti distributiv i gjerë, i cili sot mbulon pothuajse 90% të tregut, është baza për punën e kompanisë, kurse prezantimi i vazhdueshëm i procedurave, sistemeve dhe mjeteve të reja për avancimin e punës konfirmojnë përkushtimin për rritje dhe zhvillim.
I udhëhequr nga dëshira për inovacion dhe guxim për hapa të reja të biznesit, në vitin 2014 Gemak hapi kompleksin banesor-afarist – Park Residence, hotelin me pesë yje, Park Hotel dhe Spa, dhe në vitin 2019 filloi me punë edhe hoteli Next Door Park Hotel. Me këtë Gemak jo vetëm që zgjeroi dhe avancoi biznesin e tij në ditribuim dhe tregti, por vendosi edhe standarde të reja në fushën e patundshmërive, shërbimin e restoranteve dhe hotelierinë në vend.
Punëtorët tanë janë kapitali ynë më i vlefshëm. Ne kultivojmë vlerat korporative dhe investojmë vazhdimisht në njerëz, edukimin dhe avancimin e tyre. Besojmë se vetëm kështu mund të jemi në rrjedha me trendet dhe t’u përgjigjemi sfidave të biznesit të kohës së re.
MISIONI DHE VIZIONI
Misioni ynë themelor është procesi distributiv i përsosur i produkteve nga portofoli ynë nga importi në pikën e shitjes, duke zbatuar teknologjitë më të reja në fushën distributive dhe të shitjes.
Krijimi i vlerave për drejtorët tanë dhe klientët përmes shërbimit të lartë dhe marrëdhënie partnerësh, si dhe duke investuar në rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm të punëtorëve tanë dhe shkathtësive të tyre.
Vizioni: Suksesi, vazhdimësia dhe përkushtimi ndaj procesit të punës dhe krijimi i mundësive të reja të biznesit për të ruajtur zhvillimin e kompanisë, si dhe ndjekja aktive dhe përshtatja fleksibile ndaj ndryshimeve në mjedisin e biznesit.