Me shumë përpjekje, punë dhe përkushtim, suksesi është i pashmangshëm. Viti 2019 ishte i suksesshëm për kompaninë tonë. Dëshmi e kësaj janë parimet e reja me të cilat ne me kënaqësi filluam bashkëpunimin në vitin e kaluar 2019.
RUBIN
Rubin është prodhuesi më i madh i rrushit, verës dhe alkoolit në Serbi me një traditë mbi 60 vjet. Posedon sipërfaqet më të mëdha të vreshtave me sipërfaqe prej 1.200 hektarë dhe numrin më të madh të verërave me origjinë të mbrojtur gjeografike në vend. Avantazhi i kompanisë është se ka një proces të mbyllur të prodhimit të verës; nga vreshtat e veta, prodhimin e fuçivë dhe prodhimin e verërat me cilësi të lartë. Kantina Rubin ka një kapacitet prej 22.5 milion litra, kurse kapaciteti i konjakut nga kantina është 15 milion litra, nga të cilat 6 milion janë në fuçi lisi (12,000 fuçi lisi prej 500 litra për pjekje të destilatit) duke e bërë atë një nga kantinat më të mëdha të drurit në Evropë. Portofoli i Rubin përmban verë dhe alkool, me më shumë se 80 produkte. Në kategorinë e verës ka verëra tavoline, verëra cilësore dhe premium, si dhe disa lloje të verërave të gazuara të prodhuara me metodën klasike Champenose. Vinjaku, vodka, vera, likerët për kokteje dhe raki nga Rubin janë marka të njohura në kategorinë e alkoolit.
MEXON
MEXON është një prodhues i produkteve me cilësi të lartë për amvisëri, për larje dhe pastrim, që me sukses punon në tregun bullgar për 25 vjet, dhe tani zgjerohet në Maqedoni.
Një nga nën-brendet kryesore të Mexon është linja Medix e cila përmban të gjitha sendet themelore për mirëmbajtjen e amvisërisë siç janë: detergjentët dhe zbutësit e rrobave, lëngjet për pastrimin e qelqit, dyshemeve, qilimave, sanitarive, sipërfaqet prej druri, tualetit dhe linja për higjienë personale
FRUCTUS
Fructus është një kompani familjeare për kultivimin, përpunimin dhe marketingun e bimëve shëruese e themeluar në vitin 2001.
Në tregun serb ajo zë një nga vendet kryesore, ku paraqitet me një asortiment prej mbi 50 lloje të produkteve përfundimtare, përkatësisht çajra në filter-qese dhe çajra me shumicë, të ndarë në disa linja produktesh: Classic, Everyday, Premium, Exclusive dhe HoRe3Ca.
DONCAFЀ
Që nga viti 1994, Doncafѐ është drejtuar nga një ideal i thjeshtë – prodhimi i kafesë me cilësi të lartë R&G për tregun masiv.
Doncafѐ zgjedh kokrrat e kafesë me cilësi më të mirë të cilat i përpunon me teknologjitë më inovative.
Falë sistemit Aroma Expert që ruan aromën e kafesë së freskët të bluar në qese, çdo gotë është një përvojë e përsosur! Aroma e përsosur e kafesë së freskët të bluar, forma autentike e filxhanit Doncafѐ dhe paketimi i kuq pasionant janë bërë ikona për “mirëmëngjes” në tregun tonë.