Produkte të reja në portfolion e Gemak-ut

Pranvera është koha e duhur për risi, ashtu që nga ky muaj e pasurojmë portfolion tone me dy produkte të reja – Gordon’s Mediterranean Orange и Talisker Storm që e plotësojnë familjen e Gordon’s Gin и Talisker.

Gordon’s Mediterranean Orange është xhin i krijuar nga përbërës të lartë i cili karakterizohet me shije të freskëta dhe nota të shijshme të portokallit mesdhetar të cilat në mënyrë të përsosur plotësohen me shijen e manaferave të egra dhe shijen freskuese të Gordon’s.
Një pije perfekte për ditët e ngrohta të verës e konsumuar me shumë akull, tonik, një copë portokalli dhe një degë rozmarinë sipas dëshirës.

Talisker Storm është anëtar i ri i familjes single malts Talisker e themeluar nga vëllezërit Mekaskil në vitin 1830. E krijuar në fillim të vitit 2013, i ka të gjitha veçoritë e ngrohta dhe të tymosura karakteristike të njohura për Talisker 10YO, por me nota edhe më të tymosura, me shumë errëza dhe shije më të pasur.
Karakterizohet me nota të pasura aromatike mjalti para se të vijë era intensive e tymit, e cila në fund kalon në një aromë të thellë errëzash dhe aromë e butë dredhëzash.

Të dy produktet tani mund të porositen online nëpërmjet web shitjes tonë, me dërgesë falas në shtëpi.