Njihuni me Smirnoff Ice Tropical dhe Gordon’s & Tonic – Produkte të reja në portofolion e Gemak-ut

Që nga ky muaj, portofolio e Gemak-ut po merr tre artikuj të rinj – Smirnoff Ice Tropical, Gordon’s & Tonic dhe Gordon’s Pink & Tonic, që hyjnë në kategorinë Ready to drink dhe janë produkte inovative të Diageo.

Kjo kategori pijesh alkoolike është një nga kategoritë me rritjen më të shpejtë në botë që përfiton konsum të ri çdo ditë falë asaj që është e veçantë si dhe përdorimi dhe konsumi i lehtë. Ideja prapa këtyre produkteve është një përshtatje e risive, trendeve moderne dhe pranisë së tyre në momentet që na bashkojnë.
Smirnoff Ice Tropical është ana tropikale e tashmë të njohurit Smirnoff Ice. Ajo karakterizohet me shijet e fruteve punç, mango, guava dhe fruta pasioni dhe është zgjedhja e përsosur kur kërkoni një pije të shijshme dhe freskuese.
Vjen në një shishe qelqi 275ml.

Më i famshmi dhe më i shituri në botë Gordon’s London Dry gin dhe Gordon’s Pink Gin kombinuar me tonik, i paketuar në një edicion të vogël kompakt, një kanaçe prej 250ml, gati për konsumim. Pije ideale për të gjithë adhuruesit e xhin-tonik.
Shërbehet në një gotë plot akull me një copë limoni.

Tre artikujt e rinj janë tashmë në dispozicion për porosi online në dyqanin tonë të internetit.