Investimi i ri i Grupacionit Maliqi – Magic MG Një fabrikë për prodhimin e arrave

Investimi i fundit i grupacionit Maliqi është “Magic MG” Shkup, fabrikë për prodhimin dhe përpunimin e të gjitha llojeve të arrave, farërave, frutave të thata, erëzave dhe drithërave. Fabrika, e cila ekziston prej më shumë se 20 vitesh në Ohër, njihet për markën Magic dhe ofron mbi 70 produkte me vlera të larta ushqyese. Me këtë investim, grupacioni Maliqi, në familjen e tij të bizneseve, sjell një industri tjetër, atë prodhim-përpunim, në të cilën shohim potencial të madh jo vetëm në Maqedoni, Kosovë, por edhe në rajon.

Kohë të gjatë kemi punuar në kërkimin e tregut dhe zhvillimin e produkteve, kështu që jemi jashtëzakonisht krenarë që më në fund mund t’u ofrojmë klientëve dhe konsumatorëve tanë diçka krejt të re dhe me cilësi të lartë në tregun tonë.

Nga fillimi i korrikut 2022 Gemak ka filluar me distribucionin e produkteve dhe për momentin kemi në dispozicion 74 produkte, por po punohet edhe në zhvillimin e produkteve të reja, gjegjësisht zgjerimin e asortimentit.

Marka Magic është pjesë e zhvillimit strategjik të Gemak Trade, pjesë e Grupacionit Maliqi dhe përfaqëson një nga shtyllat më të rëndësishme për zhvillimin e gamës FMCG të grupit. Produktet Magic tashmë njihen si cilësore dhe janë pjesë e përditshmërisë së konsumatorëve tanë.
Kur bëhet fjalë për prodhimin, ne planifikojmë të rrisim eksportet në rajon, të hapim tregje të reja dhe të rrisim pjesën e tregut në dyqanet që tashmë kanë produktet tona MAGIC.