Një Doncafe ndryshon gjithçka

Dje, më 01.03.2020, filloi instant loja e re shpërblyese e Doncafe nën moton “Një kafe ndryshon gjithçka!”

Në lojën shpërblyese do të marrin pjesë të gjithë ata që do të blejnë cilindo paketim të Doncafe me etiketë promotive në pjesën e përparme. Në pjesën e brendshme të paketimit janë shënuar shpërblimet, kështu që fituesi do të kuptojë nëse dhe cilin shpërblim e ka fituar pas hapjes së qeses.

Të gjithë ata që do të pijnë Doncafe deri më 31.12.2020 kanë shansa të fitojnë ndonjë nga shpërblimet e vlefshme: llaptop, telefona celular, televizorë dhe shpërblime në të holla prej 3.000 deri në 100.000 denarë.

Nëse në paketim nuk është shkruar asnjë shpërblim, atëherë do të ketë një kod i cili gjithashtu mund të sjell shpërblim dhe me të të merrni pjesë në tërheqjen “shansi i dytë” dhe/ose në tërheqjen finale. Kodi nga qeset jofituese regjistrohet në vebfaqen në www.doncafe.com. Çdo pjesëmarrës që ka dërguar njëherë kod, merr pjesë me të njëjtin kod në të gjitha onlajn tërheqjet. Gjithashtu, një pjesëmarrës mund të dërgojë një numër të pakufizuar të kodeve nga qeset jofituese.

Më 13.01.2021 është tërheqja finale ku do të marrin pjesë të gjithë ata që kanë dërguar së paku një kod dhe ku do të ndahen të gjitha shpërblimet e mbetura që nuk janë tërhequr dhe tre çmime të jashtëzakonshme në të holla prej 100.000 denarë.

Pini Doncafe, kënaquni në shijen e kafesë së vërtetë turke dhe fitoni shpërblime. Me fat!