6 produkte të reja premium për entuziastët e vërtetë të uiskit Single Malt Scotch

Portofoli i DIAGEO i pasuruar me produkte të reja premium – përzgjedhje e uiskive më të mirë skocez – Single Malts Distillery Edition.

Çdo uiski i vetëm fitohet duke përdorur shkathtësi dhe njohuri shekullore dhe ka një karakter të pasur dhe kompleks, si dhe historinë e tij që daton që para 2500 vjet në Greqinë e Lashtë.

Lulëzimi i prodhimtarisë të maltit ndodhi në fillim të shekullit të XIX, kur distileritë nga vendase u bënë komerciale dhe filluan të prodhojnë uisky Single Malt Scotch për përdorim më të gjerë.

Shekulli i trazuar XX, i ndjekur nga dy luftërat botërore, depresioni i madh dhe ndalimi, është vetëm dëshmi se pija alkoolike cilësore gjithmonë gjen mënyrën e vet për të mbijetuar dhe për t’u shijuar nga njerëzit.

Sot, ajo konsumohet nga njerëzit, në mbi 200 vende, të të gjitha shtresave, besimeve dhe shoqërive, në çfardo rasti duke filluar nga marrëveshjet afariste, festat, ngjarjet argëtuese deri tek shoqërimi i përditshëm me miqtë.

Më shumë detaje për secilin prej tyre mund të gjeni në: https://www.malts.com/en-row/home/

CAOL ILA Single Malts Distillery Editions

Ka origjinën nga regjioni Ajla, distileria më e fshehtë e ishullit më të njohur skocez, e themeluar në vitin 1846. Për shumë vite ka qenë e njohur vetëm për njohësit më të mirë të singël maltit, sepse jo vetëm që është e fshehur, por edhe pjesa më e madhe e prodhimtarisë përdoret si një përzierje për Johnnie Walker në vend që të paketohet si një singël malt. Bëhet fjalë për singël malt me shije karakteristike të thatë, aromë të ajrit të detit dhe nota të këndshme tymuese.

Lagavulin Single Malts Distillery Editions

Për një numër të madh të njohësve Lagavulin është definitivisht malt nga Ajla – aromë intenzive, tymuese dhe me shumë erë. Karakteri intensiv i këtij singël malti të mrekullueshëm vjen nga torfe elbi, si dhe distilimi i ngadaltë para se të fillojë të piqet në fuçi lisi. Vendasit thonë se “koha e largon zjarrin nga lëngu, por e len ngrohtësinë”.

Talisker Single Malts Distillery Editions

Themeluar nga Vëllezërit McCaskill në 1830, Talisker adhurohet për shkak të aromës të kripur të detit, karakterit tokësor tymues dhe përfundimin karakteristik të aromave të piperit. Karakteristik, lehtësisht i njohur dhe i vendosur në shishe në një nivel të pazakontë të lartë të alkoolit prej 45.8%

OBAN Single Malts Distillery Editions

OBAN distileria është një nga distileri më të vjetra dhe më të vogla në Skotlandë që prodhon singël malt që nga viti 1794. Lidhja e përsosur midis karakterit të plotë të uiskit të ishujve dhe stili i butë i maltit të bjeshkëve të perëndimit. Pije me harmoni dhe butësi të jashtëzakonshme – shije të vetme të përzierjes së portokajve, tymit, kripës së detit dhe mjaltit.

Dalwhinnie Single Malts Distillery Editions

E bërë në distilerinë të vendosur në pikën më të lartë dhe në pjesën më të ftohtë të Skotlandës, me ujë nga liqenet e larta, singël malti Dalwhinnie lulëzon në kushte ekstreme duke ofruar një pije të ngrohtë dhe të lehtë për t’u pirë.

Shije e butë dhe e ëmbël, me nota mjalti, erëza delikate dhe nota tymi.

Glenkinchie Single Malts Distillery Editions

Glenkinchie i njohur si Malt nga Edinburgu. Në afërsi të Edinburgut në vitin e largët të 1837 u krijua distileria Glenkinchie. Mu këtu në këto kodra rritet elbi me cilësi më të lartë në botë. Glenkinchie është një uiski i lehtë, me aromë lule, me shije të freskët, kremoze. Fermentimi i gjatë kontribuon në shijen e lehtë dhe të frutave. Pije e shkëlqyeshme për ata që kanë filluar të zbulojnë uiskin skocez dhe që kërkojnë shije unike të uiskit singël malt skocez.