Rregullat e lojës shpërblyese: “Një kafe ndryshon gjithçka”

 

  1. Organizator:

Organizatori i lojës shpërblyes është Ndërmarrja për ndërmjetësim dhe tregti GEMAK – TRADE Enver DOOEL eksport import Shkup, me seli në Bul. Goce Dellçev Nr.11 / QTA Mavrovka, Shkup, R. e Maqedonisë së Veriut

  1. Qëllimi i lojës shpërblyese:

Qëllimi i kësaj loje shpërblyese është reklamimi i produkteve DonCafe të organizatorit të lojës shpërblyese: Ndërmarrja për ndërmjetësim dhe tregti GEMAK – TRADE Enver DOOEL eksport import Shkup.

  1. Emri, përshkrimi dhe kohëzgjatja e lojës shpërblyese:

Emri i lojës shpërblyese është “Një kafe ndryshon gjithçka“.

Kohëzgjatja e lojës shpërblyese është prej 01.03.2020  deri më 31.12.2020 .

Loja shpërblyese është e llojit instant lojë shpërblyese gjegjësisht me vet blerjen dhe hapjen e produkteve DonCafe, të cilitdo paketim me shenjën e etiketës promotive për lojën shpërblyese “Një kafe ndryshon gjithçka”, në të gjitha dyqanet të shitjes me pakicë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku shiten të njëjtat, konsumatori do ta dijë nëse është fitues i ndonjë prej shpërblimeve. Nëse në paketim nuk ka shpërblim, në pjesën e brendshme të ambalazhit do të shkruhet një kod i ciil duhet të regjistrohet në vebfaqen në www.doncafe.mk, dhe me atë kod do të marrë pjesë në “shansin e dytë” dhe në “tërheqjen përfundimtare”.

  1. Konfirmimi:

Konfirmimi në bazë të së cilës arrihet e drejta për pjesëmarrje në lojën shpërblyese, është teksti me emrin e shpërblimit dhe/ose kodit, të shkruar në pjesën e përparme të pjesës së brendshme të ambalazhit të produktit DonCafe.

Në produktet DonCafe të cilitdo paketimi me shenjën e etiketës promotive për lojën shpërblyese “Një kafe ndryshon gjithçka”, në pjesën e përparme të pjesës së brendshme të paketimit qartë është shtypur teksti i llojit të shpërblimit nga fondi i shpërblimeve i dhënë mëposhtë, dhe me hapjen e paketimit, blerësi mund të shohë shpërblimin që fiton.

Nëse blerësi merr një paketim DonCafe me kod prej 8 karaktereve dhe jo tekst me ndonjë prej shpërblimeve të dhëna në fondin e shpërblimeve, do të ketë mundësi të fus kodin së bashku me emrin dhe mbiemrin, si dhe numrin e telefonit dhe një e-mail personal në faqen www. doncafe.mk dhe kodet do të marrin pjesë në tërheqjen onlajn të shpërblimeve “shansi i dytë” të dhëna në fondin e shpërblimeve. Tërheqja e shpërblimeve “shansi i dytë” do të bëhet automatikisht në laptop përmes Random Generator Code para një komisioni tre anëtarësh në 10 faza edhe atë:

Tërheqja e 1 e 10 fituesve të shpërblimit “shansi i dytë – 31.03.2020 në ora 12

Tërheqja e 2 e 10 fituesve të shpërblimit “shansi i dytë” – 30.04.2020 në ora 12

Tërheqja e 3 e 10 fituesve të shpërblimit “shansi i dytë” – 01.06.2020 në ora 12

Tërheqja e 4 e 10 fituesve të shpërblimit “shansi i dytë” – 30.06.2020 në ora 12

Tërheqja e 5 e 10 fituesve të shpërblimit “shansi i dytë” – 31.07.2020 në ora 12

Tërheqja e 6 e 10 fituesve të shpërblimit “shansi i dytë” – 31.08.2020 në ora 12

Tërheqja e 7 e 10 fituesve të shpërblimit “shansi i dytë” – 30.09.2020 në ora 12

Tërheqja e 8 e 10 fituesve të shpërblimit “shansi i dytë” – 30.10.2020 në ora 12

Tërheqja e 9 e 10 fituesve të shpërblimit “shansi i dytë” – 30.11.2020 në ora 12

Tërheqja e 10 e 10 fituesve të shpërblimit “shansi i dytë” – 31.12.2020 në ora 12

Secili pjesëmarrës që njëherë ka dërguar kod merr pjesë me të njëjtin kod në të gjitha tërheqjet onlajn. Gjithashtu, një pjesëmarrës mund të dërgojë një numër të pakufizuar të kodeve nga paketimet jofituese.

Tërheqjet për shpërblimin “shansi i dytë” do të zhvillohen drejtpërdrejt në Facebook faqen https://www.facebook.com/doncafemk/  në prani të komisionit tre anëtarësh të përbërë nga një Noter, një përfaqësues nga Gemak dhe një përfaqësues nga agjensia e marketingut Represent Shkup në ambientet të organizatorit të lojës shpërblyese Gemak Trade në adresën e mëposhtme Bul. Goce Delçev Nr.11 / QTA Mavrovka, Shkup, R. e Maqedonisë së Veriut.

  1. Territori:

Loja shpërblyese do të zhvillohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në të gjitha dyqanet e shitjes me pakicë ku shitet produkti DonCafe.

  1. Të dhëna për shpërblimet në lojën shpërblyese:

Në lojën shpërblyese do të ndahen gjithsej 14 143 shpërblime edhe atë:

Fondi shpërblyes

Sasia

Çmimi i njësisë me TVSh

Gjithsej vlera me TVSh

Shpërblime me vlerë prej 100.000 den

              10

100.000,00 den

1.000.000,00 den

Shpërblime me vlerë prej 3.000 den (shansi i dytë)

            100

3.000,00 den

300.000,00 den

Shpërblime me vlerë prej 100.000 den (tërheqja finale)

                3

100.000,00 den

300.000,00 den

Llaptop HP 250 G7 i3-7020U 4GB/500GB/15,6″

              10

15.229,70 den

152.297,00 den

Telefon celular HuaWei P Smart Z (Stark) Saphire Blue

              10

11.999,00 den

119.990,00 den

FUEGO 43″(109cm) Full HD SMART LED TV

              10

11.000,00 den

110.000,00 den

Gotë për kafe

        4.000

50,00 den

200.000,00 den

DonCafe Moment 100 gr

        5.000

30,00 den

150.000,00 den

DonCafe Minas 100 gr

        5.000

27,00 den

135.000,00 den

Gjithsej

      14.143

   241.335,70 den

      2.467.287,00 den

Gjithsej fondi shpërblyes është 2.467.287,00 denarë me TVSh të përfshirë.

  1. Kushtet për pjesëmarrje:

Çdo person fizik që ka mbushur 18 vjet, i cili në periudhën e kohëzgjatjes së lojës shpërblyese do të blejë cilindo prej produkteve DonCafe që mban shenjën e etiketës promotive për lojën shpërblyese “Një kafe ndryshon gjithçka”, në të gjitha dyqanet e shitjes me pakicë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku shiten të njëjtat, fiton të drejtën për të marrë pjesë në lojën shpërblyese.

Nuk ka kufizim për pjesëmarrje në lojën shpërblyese, një konsumator mund të blejë numër të pakufizuar të qeseve dhe kështu të fitojë më shumë shpërblime.

  1. Procesi i organizimit:

Loja shpërblyese zhvillohet në periudhën prej 01.03.2020 deri më 31.12.2020 në çdo dyqan të shitjes me pakicë në territorin e R. së Maqedonisë së Veriut, ku shiten produktet DonCafe.

Nga ana e organizatorit të shitjes me pakicë do të nxirren në shitje 14.040 instant produkte fituese të DonCafe. Pjesëmarrësi në lojën shpërblyese do të vërtetojë nëse paketimi është fitues ose jofitues me hapjen e paketimit, ku qartë dhe pa kuptim të dyfishtë në paketimin e produktit në pjesën e brendshme është shkruar tekst me përmbajtje për llojin e shpërblimit nëse paketimi është fitues ose kodin që blerësi nëse e fut në vebfaqen www.doncafe.mk do të marrë pjesë në tërheqjen e shpërblimeve “shansi i dytë” dhe “tërheqja finale”.

Në “tërheqjen finale” marrin pjesë të gjithë blerësit të ndonjë prej produkteve të DonCafe që kanë marrë kod dhe e kanë dërguar atë në www.doncafe.mk më së voni deri më 31.12.2020 deri në ora 23:59. Nëse deri më 10.01.2021 ndonjë prej shpërblimeve të parashikuara në fondin shpërblyes nuk do të ndahet ose ndonjë prej paketimeve shpërblyese ka mbetur pa u shitur, këto shpërblime do të përfshihen  në “tërheqjen finale” që do të bëhet më 13.01.2021 në ora 12 në hapësirat e organizatorit të lojës shpërblyese Gemak Trade në Bul. Goce Delçev Nr.11/QTA Mavrovka, Shkup, R. e Maqedonisë së Veriut ndërsa tërheqja do të bëhet në mënyrë softuerike. Në “tërheqjen finale”, përveç shpërblimeve të fondit shpërblyes që nuk janë ndarë, do të tërhiqen edhe tre (3) shpërblime prej 100,000 denarë. Tërheqjet do të bëhen drejtpërdrejtë në Facebook faqen https://www.facebook.com/doncafemk/ në prani të komisionit tre anëtarësh të përbërë nga një Noter, një përfaqësues nga Gemak dhe një përfaqësues nga agjensia e marketingut Represent Shkupin.

  1. Mënyra e shpalljes së fituesve:

Lista e fituesve që kanë fituar shpërblim pas hapjes së paketimit do të shpallet brenda 3 ditëve nga dita e vërtetimit të të gjithë fituesve, kurse lista e fituesve nga tërheqja për “shansin e dytë” dhe “tërheqjen finale” do të shpallet brenda tre ditësh për çdo tërheqje në vebfaqen www.gemak.mk, www.doncafe.mk dhe Facebook faqen të Don Don Café.

  1. Marrja e shpërblimeve:

Çdo pjesëmarrës që ka një qese në të cilën në pjesën e brendshme të paketimit janë shkruar fitimet është i obliguar të paraqitet në qendrën e thirrjeve në numrin 070 37 99 00, ku do t’i jep të dhënat personale: Emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit, email adresën, adresën e banimit të shënuar në dokumentin e identifikimit personal që duhet të bashkëngjitet gjatë marrjes së shpërblimit.

Pjesëmarrësit që regjistrohen në qendrën e thirrjeve janë të detyruar të ruajnë qesen fituese, e cila është e detyrueshme të tregohet gjatë identifikimit të fituesit dhe marrjes së mallrave dhe shpërblimeve me para. Fituesi i shpërblimeve në mallra i cili nuk arrin të tregojë qesen fituese në momentin e marrjes së shpërblimit në pikën e shitjes ku e ka blerë atë, nuk do të mund të realizojë të drejtën e marrjes së shpërblimit. Fituesi i shpërblimit me para i cili nuk do të jep të dhënat personale dhe llogarinë e transaksionit së bashku me qesen fituese në pikën e shitjes ku ai ka blerë paketimin fitues nuk do të mund të realizojë të drejtën e marrjes së shpërblimit.

Orari i punës i qendrës së thirrjeve është nga e hëna deri të premten çdo javë prej orës 09-16 (përveç gjatë festave) gjatë kësaj periudhe kohore pjesëmarrësit mund të paraqesin se kanë një qese fituese.

Fituesi është i detyruar të paraqesë paketimin fitues mbi të cilën është shkruar shpërblimi, menjëherë tek organizatori në pikën e shitjes ku është blerë ose më së voni deri më 10.01.2021 në adresën e organizatorit. Organizatori është i detyruar të sigurojë shpërblimin, dhe t’ia jep atë fituesit menjëherë ose më së voni brenda 10 ditëve nga dorëzimi i paketimit fitues. Organizatori është i detyruar t’ua dorëzojë shpërblimet fituesve të tërheqjeve “shansi i dytë” dhe “tërheqja finale” brenda 10 ditëve nga shpallja e fituesve të secilës tërheqje.

Dorëzimi i shpërblimeve “100,000,000d” do të bëhet më së voni deri më ose brenda 10 ditëve nga data e shpalljes së fituesve të shpërblimeve, dhe pas paraqitjes së llogarisë së transaksionit nga ana e fituesit në qendrën e thirrjeve dhe pas dorëzimit të paketimit fitues tek vendi i shitjes ku është blerë ky paketim.

Dorëzimi i shpërblimeve “Laptop”, “Celular” dhe/ose “TV” më së voni deri më ose brenda 10 ditëve nga data e shpalljes së fituesve të shpërblimeve, dhe pas paraqitjes së fituesit në qendrën e thirrjeve dhe pas dorëzimit të paketimit fitues tek vendi i shitjes ku është blerë ky paketim, ku fituesi mund ta marrë shpërblimin.

Dorëzimi i shpërblimeve “Gotë” dhe “Kafe100g” më së voni deri më ose brenda 10 ditëve nga dita e paraqitjes së fituesit në qendrën e thirrjeve dhe pas dorëzimit të paketimit fitues tek vendi i shitjes ku është blerë ky paketim, ku fituesi mund ta marrë shpërblimin.

Dorëzimi i shpërblimeve “shansi i dytë” dhe “tërheqja finale” do të bëhet më së voni deri më ose brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve të shpërblimeve, dhe pas paraqitjes së fituesit në qendrën e thirrjeve dhe pas dorëzimit të paketimit fitues tek vendi i shitjes ku është blerë ky paketim, ku fituesi mund ta marrë shpërblimin.

Kontrollin e vlefshmërisë së fitimeve do ta bëjë komisioni i përbërë prej personave të emëruar nga organizatori i lojës shpërblyese.

  1. Mënyra e njohjes së pjesëmarrësve:

Rregullat e lojës shpërblyese do të publikohen në vebfaqen www.gemak.mk dhe www.doncafe.mk para fillimit të lojës shpërblyese dhe pas marrjes së pëlqimit nga ana e Ministrisë së Financave.

Pjesëmarrësit për lojën shpërblyese do të njoftohen edhe përmes posterave të vendosur në dyqane e shitjes me pakicë, billbordeve, fletushkave dhe spoteve reklamuese.

  1. Afati brenda të cilit pjesëmarrësi i pakënaqur në lojën shpërblyese ka të drejtë të paraqesë ankesë kundër organizatorit të lojës shpërblyese:

Pjesëmarrësit në lojën shpërblyese kanë të drejtë të paraqesin një ankesë brenda 3 ditëve të punës nga dita e shpalljes së fituesve.

Ankesa dorëzohet vetëm me shkrim deri te organizatori i lojës shpërblyese: GEMAK – TRADE Enver DOOEL export import Shkup me seli në Bul. Goce Delçev Nr.11 / QTA Mavrovka, Shkup, R. e Maqedonisë së Veriut.

Organizatori i lojës shpërblyese është i detyruar të përgjigjet brenda 7 ditëve të punës nga dita e pranimit të ankesës.

  1. Ndalesë për pjesëmarrje në lojën shpërblyese:

Të drejtë pjesëmarrjeje në lojën shpërblyese nuk kanë punonjësit dhe rrethi i ngushtë i familjeve të tyre në Ndërmarrjen për ndërmjetësim dhe tregti GEMAK – TRADE Enver DOOEL eksport import Shkup.